3.4 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Akuzat se IPK veproi nën urdhra të Sveçlës, reagon Hodaj: Ka ankesë se policët vepruan pa autorizim të prokurorit, do të hetojmë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, deklaroi në Pressing në T7 se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) me urdhër të ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, ka shkuar në Mitrovicë për t’i hetuar policët që trajtonin rastin e sotëm për dyshime të keqpërdorimit të votave.

Sipas tij, IPK ka tejkaluar edhe autorizimet e tij. Por, në një reagim për Gazetën Express, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, thotë se ekzistojnë dyshime që policët e përfshirë në këtë rast kanë ndërmarrë veprime hetimore pa autorizim të prokurorit.

Hodaj, tutje deklaron se do të angazhojë hetuesit për të verifikuar këto dyshime.

Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Kryeshefi i IPK-se reagon ndaj deklaratave te dhena ne emisionion Pressing dhe ne mediume tjera, ku pretendohet se me Urdher te Ministrit po intervistohen zytyaret Policor te angazhuar ne per hetime Qendren e numerimit ne Mitrovice.

IPK ka pranuar informacione dhe ankese qe pretendohet se Zyrtar Policor qe  kane reaguar ne rast, pas dyshimeve te ngrituara per parregullsi ne Qender te Votimit te kene ndermarre veprime hetimore pa autorizim te Prokurorit.

Per shkak te ndjeshmerese se procesit, IPK ne baze te autorizimeve ligjore do te angazhoj hetues per te shqyrtuar ankesen dhe verifikuar keto pretendime dhe per tu siguruar qe te gjitha veprimet e ndermmara nga zyrtaret Policor janë ne harmoni me dispozitat Ligjiore.

Të ngjashme

Të fundit