Zara Phythian është dënuar me 8 vjet burg për abuzim seksual. Aktorja e “Doctor Strange” doli para gjykatës të hënën pasi abuzoi seksualisht me një vajzë 13-vjeçare së bashku me bashkëshortin e saj, Victor Marke. Phythian u dënua me 8 vite burg ndërsa burri i saj me 14 vite.
Teksa dha dënimin, gjykatësi tha se çifti kishte planifikuar bashkërisht abuzimin seksual të së miturës. “Ti ishe qartë në dijeni të incidentit të parë, por pretendove se ishe në gjumë.”, tha gjykatësi duke shtuar më tej se “asnjë nga këto nuk e justifikon atë që keni bërë”.
Marke dhe Phythian u shpallën fajtorë javën e kaluar për 14 akuza të aktivitetit seksual midis viteve 2005 dhe 2008, kur vajza ishte 13 vjeç. Marke u shpall gjithashtu fajtor për sulm të pahijshëm ndaj një vajze tjetër 15-vjeçare.
Viktima e parë pretendoi në gjykatë se Phythian i kishte dhënë alkool dhe më pas e kishte detyruar të bënte seks oral me Markes.