34.7 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Akuzat Lladrovci – Lushtaku/ Xhavit Haliti: Ata kanë qenë shokë dhe besoj do të mbesin

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhje të Kryesisë më 27 korrik 2025, gjatë së cilës u vendos me shumicë votash që Ramiz Lladrovci, të mos rikandidohet për një mandat të ri në krye të Komunës së Drenasit.

Ai mori vetëm 4 vota në favor, 26 kundër dhe 1 abstenim, ndërkohë që kandidat për Drenasin është zgjedhur Petrit Hajdari.

Pas këtij vendimi, për “Front Online” ka folur ish-deputeti dhe njëherësh anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ai nuk e komentoi vendimin direkt, duke e konsideruar si një proces të brendshëm partiak.

 “Nuk e di cili është vendimi i kryesisë dhe këshillit drejtues, nuk e di si e kanë marrë vendimin kryesia. Këto janë çështje të brendshme”, ka deklaruar Haliti.

I pyetur se nëse kanë ndikuar deklaratat e fundit të Lladrovcit për Sami Lushtakun, Haliti thotë se ata mbesin shokë pavarësisht debateve.

“Nuk hyjë në mes të marrëdhënieve të Lladrovcit dhe Lushtakut, këta kanë qenë shokë dhe besoj që do të mbesin”, tha Haliti për Front Online.

Të ngjashme

Të fundit