14.9 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Akuzat e VV-së ndaj Kushtetueses, reagon edhe BE: Politikanët të përmbahen nga tendencat për ndërhyrje në gjyqësor

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka reaguar pas akuzave që iu bënë të dielën Gjykatës Kushtetuese nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca, të dy liderë të partisë fituese të zgjedhjeve – Vetëvendosje.

Të hënën, nga Zyra e BE-së në Kosovë u kanë bëtë thirrje politikanëve që të përmbahen nga tendencat për ndërhyrje në gjyqësor.

“Pikëpamja e Bashkimit Evropian në Kosovë është se një nga parimet themelore të sundimit të ligjit është pavarësia e gjyqësorit, dhe se roli i Gjykatës Kushtetuese është të interpretojë dhe të udhëzojë për zbatimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës. Është përgjegjësi e të gjithëve, përfshirë aktorët politikë dhe institucionet të respektojnë këtë, dhe të përmbahen nga çdo formë e ndërhyrjes në punën e gjyqësorit, përfshirë përmes sulmeve personale”, ka thënë për Kohën, Nikola Gaon, zëdhënës i Zyrës së BE-së në Kosovë

Po ashtu edhe shefi i misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka kërkuar të ndalen sulmet ndaj gjyqtarëve.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin “X” të hënën, ai ka thënë se pavarësia e gjyqësorit është gurthemel i sundimit të ligjit.

Sipas tij, ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtpërdrejta ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është e papranueshme.

Pavarësia gjyqësore është një nga gurthemelet e sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë, në çdo kohë. Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtuara drejtpërdrejt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme”, ka thënë Giovanni Pietro Barbano.

Për këto sulme, të hënën ka reaguar edhe vetë Kushtetuesja, duke i quajtur të papranueshme.

Kushtetuesja është sulmuar së fundi të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Të ngjashme

Të fundit