25.2 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Akuzat e Ramës për punët në kryeqytet: Ministri i Financave po e bllokon Prishtinën me buxhet

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur kritika të ashpra ndaj nivelit qendror, duke e fajësuar për mungesën e mbështetjes buxhetore dhe për bllokim të projekteve madhore.

Në “Përballje Podcast”, Rama u shpreh se ndodhen përpara një bllokade, e që sipas tij, po ndodhë për shkak të lojërave politike.

“Qytetarët do të reflektojnë dhe e kanë pa proceset të cilat i kemi tash edhe në Parlamentin e Kosovës, ku e kemi një bllokadë totale dhe të gjithë Parlamentit të Kosovës si proces i lojërave politike të ndyta. Ne jemi duke punuar pa buxhet qe nëntë muaj, domethënë ne duhet me me shku me negociu me kompani me i lut me punu me e kry punën, sepse nuk i kemi domethënë linjat buxhetore që u dashtë me me i bartë me na i pagu Ministria e Financave me na pagu neve, domethënë me i transferu faktikisht fondet tona,  ato janë tona, të kryeqytetit”, deklaroi Rama.

Ai tha se ministri i Financave po e bllokon buxhetin, dhe se po detyrohen të hyjnë në borxhe.

“Nuk janë të ministrit për me vendosë çka don me bo ai, po ja që ai i keqpërdor, i bllokon edhe nuk i jep kryeqytetit, derisa ne hymë në borxh ndaj kontraktorëve, disa prej tyre normal që nuk kanë mundësi me vazhdu punën, si rezultat i mos pagesës. Disa të tjerë që kanë mundësi, po them vazhdojnë punën edhe ne normal që do t’i paguajmë momentin kur edhe zhbllokohet buxhetit, disa tjerë i marrin edhe me përmbarues, domethënë këto janë sfidat me të cilat ne jemi duke u ballafaquar”, pohoi ai.

Kryetari Rama tha se përkundër pengesave, kanë arritur të realizojnë projektet në të gjitha pjesët e kryeqytetit.

“Po përkundër gjithë këtyre sfidave, qyteti po ec përpara, e ka vizionin, është optimist dhe e din kah është tu shku”, tha ai.

Rama në ‘Përballje Podcast’ ka folur edhe për projektet që kanë realizuar si dhe kundërkanditatët e tij.

Të ngjashme

Të fundit