Puna e institucioneve të drejtësisë, në rastin e zbardhjes për dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, nuk po ia mbush syrin kryeministrit Albin Kurti.
Në reagimin e tij të mbrëmshëm pas arrestimit të tre personave për këtë, Kurti i doli në mbrojtje minsitres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarit gjersa akuzat i drejtoi tek e kaluara por duke mos i lënë anash edhe këtë herë kritikat e ashpëra ndaj sistemit të drejtësisë.
“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbështetje tё krimit”, ka thënë Kurti.
Në një linjë me shefin e tij, sa i përket kritikave të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë, është edhe ministri i Financave Hekuran Murati. Ai përmes facebook, duke iu kundërpërgjigjur ish ministrit të Industrisë, Vesel Krasniqit, dhe duke i cilësuar prokurorët e gjyqtarët të kapur.
“Me të marrë mandatin Qeveria Kurti, me datë 3 maj 2021, Ministria që drejton Rozeta Hajdari kishte dorëzuar kallëzim penal për këtë rast në Prokurorinë Speciale. A e dini se çka ka bërë Prokuroria Speciale që nga ajo ditë e deri më sot, për më shumë se dy vite? Asgjë. Me sa kuptova, i ngarkuar me këtë rast qenka prokurori Milot Krasniqi. Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot. Sepse luftimi i krimit e korrupsionit me sa shihet nuk është misioni i tyre, por mbrojtja e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet. E për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po luftojnë me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja. Po të kishte prokurori e gjyqësor që njëmend ka mision luftimin e krimit, Vesel Krasniqi do duhej të jepte llogari për shkeljet që ka bërë. Por ja që Veseli ftohet për intervistë, në media e jo në prokurori. Ndërsa prokuroria bën spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias”, ka thënë Murati.
Për akuzat e ekezkutivit, për RTV Dukagjinin ka folur kryeporkurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
“Nuk i komentoj fare deklaratat e askujt, ne po bëjmë punën tonë”, ka thënë shkurt Isufaj.
Mirëpo të shkurët nuk ishin edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, që i reaguan kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati.