26.4 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Akuzat e pabaza të Osmanit, Prokuroria Speciale thotë se “asnjë gazetar nuk është nën hetim”

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mohuar se ndonjë gazetar është nën hetim, pas deklaratave të pabazuara të presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi disa gazetarë për lidhje me Milan Radoiçiqin dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, i tha RTV21 se nuk ekziston asnjë procedurë hetimore apo rast i hapur që përfshin gazetarë.

Ajo theksoi se Prokuroria Speciale po vazhdon punën në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në trajtimin e çdo rasti.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Arbnora Luta.

Të ngjashme

Të fundit