Home Lajme Akuzat e Kurtit ndaj prokurorisë për mosefikasitet në veri, juristët kritikojnë qasjen e kryeministrit

Akuzat e Kurtit ndaj prokurorisë për mosefikasitet në veri, juristët kritikojnë qasjen e kryeministrit

0
Akuzat e Kurtit ndaj prokurorisë për mosefikasitet në veri, juristët kritikojnë qasjen e kryeministrit

Kryeministri Albin Kurti akuzoi Prokurorinë e Shtetit për mosefikasitet ndaj kriminelëve në veri të vendit.

Sipas tij, është shqetësuese se ky institucion i ka emrat e të gjithë organizatorëve të protestave në veri dhe ende nuk është ndërmarrë hap për arrestimin e tyre.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Prokuroria e Shtetit rreth këtyre akuzave të kreut qeveritar, por që deri në publikimin e kronikës nuk ka pasur përgjigje.

E shqetësuese këtë gjë po e shohin nga Instituti Kosovar për Drejtësi.

IKD shpreson se këto deklarime të tilla nga Kurti të mos jenë tendencë për politizimin e sistemit prokurorial.

Kurse, juristi Anton Nrecaj nga Instituti Clard thotë se kjo qasje e kryeministrit është e gabuar dhe se është tendencë për ndërhyrje në organet e drejtësisë.

Për protestat në veri gjatë kësaj jave janë arrestuar dy persona, ku Ministri i Punëve të Brendshme tha se kanë organizuar sulmet e fundit atje ndaj Policisë por edhe gazetarëve.

Exit mobile version