23.4 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

”Akuza për spiunazh ndaj gjyqtarit të Kushtetueses”, Elezi: Presidentja ka kryer vepër penale…

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në emisionin “Click” në RTV21, ka ngritur alarmin për cenimin serioz të sigurisë në Kosovë, duke komentuar deklaratat e fundit të Presidentes së vendit Vjosa Osmanit për gjyqtarin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban,

Sipas tij, kur akuzohet një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese për lidhje me spiunazh të huaj, dhe institucionet heshtin, kemi të bëjmë me vepër penale.

“Nuk e di nëse ka ndonjë nivel më të cenueshëm të sigurisë sesa kur kemi akuza publike nga krerët e shtetit se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është pjesë e një spiunazhi të huaj. Kjo është alarmin më i madh,” tha Elezi.

“Kemi dy probleme dhe një të vërtetë: Presidentja ka bërë një deklaratë në një çështje tejet të ndjeshme të sigurisë kombëtare, dhe nuk kemi parë asnjë veprim nga organet përgjegjëse për ta hetuar këtë dyshim. Ose Presidentja ka bërë një deklarim të rremë dhe ka kryer vepër penale, ose kemi të bëjmë me mosreagim të institucioneve përkatëse, që gjithashtu është vepër penale. Në të dyja rastet, kemi të bëjmë me cenim të rëndë të rendit dhe ligjit,” shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit