7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Akuza për manipulim të zgjedhjeve të LDK-së në Vushtrri: “Muhaxheri e dëshiron Tahirin kryetar në mënyrë klandestine”

- Advertisement -

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri po pretendohet për manipulim të procesit të brendshëm zgjedhor nga ana e kryetarit të degës, Xhafer Tahiri. 

Agron Përquku, asamblist dhe anëtar i kryesisë së LDK-së në Vushtrri nëpërmjet një postimi në Facebook ka adresuar publikisht akuza në drejtim të Tahirit se ka zgjedhur koision të njëanshëm për manipulimin e zgjedhjeve.

“Pasi u hapen zgjedhjet ne nivel qëndror, njëkohësisht edhe për degën e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri zgjedh komision zgjedhor të njëanshëm, qëllimi i të cilit është për ti manipuluar zgjedhjet në degën e LDK-së në Vushtrri.”, ka shkruar Përquku.

Ai ka përmendur Adnan Lahun, si njeri i afërt i Tahirit për të cilin thotë se në cilësinë e kryetarit të komisionit ka organizuar me Tahirin “kuvende të fshehta zgjedhore”.

“Xhafer Tahiri, përmes komisionit të zgjedhur nga vet ai me njerëzit e afërt të tij në krye me Adnan Lahun, po organizojnë kuvende të fshehta zgjedhore, duke përcaktuar datat e mbajtjes së zgjedhjeve, por jo edhe vendet e tyre.”, ka thënë Përquku.

Ai po pretendon se Tahiri po frikësohet nga humbja e zgjedhjeve në gedë, ndërsa për këtë thotë të jenë në dijeni e të kenë reaguar edhe anëtarë të tjerë të kryesisë.

Sipas tij, kërkesa për proces transparent ka hasur në vesh të shurdhër.

“Xhafer Tahiri nga frika e humbjes së zgjedhjeve të degës është duke e manipuluar tërë procesin zgjedhor. Shumica e antarëve të kryesisë kanë reaguar, kanë shkuar në seli qëndrore të LDK-së, për të kërkuar që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të rregullt dhe transparente, por nuk kanë hasur në mirëkuptim!”, tha Përquku.

Përveç Tahirit, Përkuqu ka angazhuar edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin si bashkëpunëtor të tij për manipulimin e procesit zgjedhor në Vushtrri.

“Ata kanë hasur në Gazmend Muhaxherin, i cili bashkërisht me Xhafer Tahirin jane angazhuar për të manipuluar procesin zgjedhor në Vushtrri.”, tha ai.

Në fund, Përquku i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut “që të ndalojë këtë mënyrë të zgjedhjeve në Vushtrri dhe të organizojë zgjedhje të lira, demokratike e transparente ashtu siç i ka hije LDK-së.”

Akuza, të cilat i ka përcjellur edhe me dëshmi ka pasur edhe nga sekretari i kësaj partie Avdi Avdiu.

Avdiu ka dëshmuar edhe me anë të njoftimeve telefonike se ka parregullsi në këtë proces.

telefonike se ka parregullsi në këtë proces.

Të dytë, Avdiu dhe Perçuku I bënë i bënë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë qendrore të saj që ta ndërpresin procesin zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri dhe të krijohen kushte për zgjedhje demokratike dhe transparente në LDK. /Paparaci.com/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit