29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Akuza për korrupsion, senatori Robert Menedez vetëdeklarohet i pafajshëm

- Advertisement -

Senatori Robert Menendez është deklaruar i pafajshëm në gjykatën federale në Manhatan për akuzat për korrupsion të ngritura në Nju Xhersi.

Menendez mbërriti në gjykatën federale duke mbajtur për dore bashkëshorten e tij Nadine, ku ishin mbledhur qytetarët që mbanin pankarta ku lexonin “Dorëheqje”.

Sipas aktakuzës së lëshuar javën e kaluar, Menendez akuzohet se ka pranuar ryshfet për të përdorur pozicionin e tij politik në dobi të qeverisë egjiptiane dhe një grupi biznesmenësh egjiptiano-amerikanë që konsiderohen të bashkëpandehur.

Tre biznesmenët me bazë në Nju Xhersi akuzohen se i kanë dhënë ryshfet Menendezit me “qindra mijëra dollarë” në shufra ari dhe një Mercedes-Benz me vlerë më shumë se 60,000 dollarë.

Të ngjashme

Të fundit