17.6 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Akuza nga opozita: Çka po “zihet” në kryekuzhinën e Prishtinës?

- Advertisement -

Fundi i vitit shkollor, ua solli edhe përfundimin e kontratës.

Me përmbylljen e gjysmëvjetorit të dytë të nxënësve që mbajtën mësimin gjithë ditor, humbi edhe nevoja që 20 punëtorë të bëjnë ushqimin për ta.

Ndaj nga data 24 qershor, të gjithë këta që patën këtë mision në Kuzhinën Qendrore në Prishtinë, do mbesin pa punë.

Megjithëse paraprakisht opozita nxori një shkresë ku në të thuhej se shkëputja e kontratës vjen për shkak të gjendjes së rënduar financiare që ka kjo ndërmarrje.

Mirëpo kryeshefi Asdren Osaj këtë e hedh poshtë.

Për më tepër drejtuesi i Kuzhinës Qendrore thekson se nuk kanë krizë financiare dhe se çerdhet nuk do të mbesin pa ushqim.

Osaj, shton se që nga shtatori do të fillojnë me një meny të re ushqimore që ka kosto më të lartë si dhe do të angazhohet përsëri stafi i ri për shkollat me mësim tërëditor.

Të ngjashme

Të fundit