0.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Akuza ndaj Ancelottit për mashtrim tatimor, mund të dënohet deri në 5 vjet burgim

- Advertisement -

Prokurorët spanjollë kanë akuzuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, pasi dyshohet për mashtrim tatimor.

Ancelotti dyshohet se ka përdorur kompani fantome për të fshehur një pjesë të të ardhurave të tij gjatë qëndrimit të tij të parë në vitin 2014-15 në Real Madrid.

Prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se ata po akuzojnë Ancelottin për dy llogari të mashtrimit tatimor për të cilin dënimi mund të jetë deri në katër vjet e nëntë muaj burgim, shkruan AP.

Trajneri italian dyshohet se ka mashtruar me 1 milion euro, duke deklaruar vetëm të ardhurat që merrte nga Reali, duke lënë jashtë të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit