5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Akuza e Speciales ndaj Thaçit e Selimit, ish-komandanti i UÇK-së: Të gatuara nga UDB-a e Serbisë

- Advertisement -

Përderisa në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmendet arrestimi i 13 personave në fshatin Qirez të Skenderajt, ku thuhet se Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi kanë kërkuar nga të arrestuarit të kundërshtojnë ish-liderin e LDK-së, dr,Ibrahim Rugova, ish-komandanti i UÇK-së në këtë zonë ka mohuar një gjë të tillë.

Duke folur për Nacionale, ish-komandanti i UÇK-së në Qirez, Zeqir Rexhepi, ka thënë se informacione të tilla janë të paguara nga shërbimet sekrete të Serbisë për njollosjen e krerëve të UÇK-së.

“Anjëherë nuk është e dëshmuar që eprorët e UÇK-së kanë pasë maska, këto janë të gatuara nga UDB-a e Serbisë me shqipfolësa të tyre. I kanë pagu njerzt me pare, shërbimet sekrete të Serbisë për me i njollosë eprorët e UÇK-së”- është shprehur ai.

Rexhepi ka thënë se të gjitha këto pika në aktakuzë janë gënjeshtra, duke shtuar se Thaçi nuk ka pasur kohë të merret me gjëra të tilla, sepse është marrë me negociata ndërkombëtare.

Ndërsa, i pyetur nëse ka pasur urdhëra për arrestime të tilla siç supozohet në aktakuzë, komandanti ka shtuar se pretendime të tilla janë gënjeshtra dhe ofendime.

“Asnjëherë askush nuk mund të dëshmojë se ka pas urdhëra për arrestime nga askush. As unë s’kam marrë urdhëra as dikush tjetër. Ofendim më të rëndë nuk ka,”- ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se:

“Luftë më të pastër në botë se UÇK-ja s’ka bërë asnjë popull për çlirim.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit