5.7 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Akuza e re e Hagës ndaj Thaçit, Sogojeva: Përndjekje ndaj UÇK-së

- Advertisement -

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.

Gjatë ditës së djeshme në seancën gjyqësore Thaçi, është treguar mjaft i ashpër me trupin gjykues.

Ai në fjalën e tij, nuk është deklaruar lidhur me aktakuzën e re ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka pasur mundësi të diskutojë me avokaten e tij dhe kjo siç ka thënë, për shkak të angazhimeve që ka pasur.

Ish-presidenti i Kosovës dhe drejtori politik i UÇK-së, shtoi se deklarimin do ta bëjë me kohë dhe në përputhje me afatin ligjor e kushtetues, ndërsa u shfaq i prerë se nuk paraqet rrezik politik për askënd anise Kosova gjendet në prag të zgjedhjeve elektorale.

Kjo temë u diskutua sot në studion e emisionit të mëngjesit në Klan Kosova.

Sipas njohësit të sigurisë Adnan Sogojeva, akuzat e reja ndaj Hashim Thaçit janë përndjekje ndaj krejt Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne në Gjykatën Speciale, e kemi historinë, kontributin e gjeneratë pas gjenerate. Atje është krejt sakrifica e një populli. E çka është më e keqja, është e ardhmja e këtij shteti”, deklaroi Sogojeva në Ora 7 njofton Klankosova.tv

Ndërkaq sot, në Gjykatën Speciale do të dalin para trupit gjykues do të dalin edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi dhe ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit