Home Lajme Akuza drejt Vetëvendosjes për punësime në universitetin e Prizrenit

Akuza drejt Vetëvendosjes për punësime në universitetin e Prizrenit

0
Akuza drejt Vetëvendosjes për punësime në universitetin e Prizrenit

Konkurset për disa pozita në Universitetin e Prizrenit po pretendohet të kenë qenë të kurdisura ngas dega e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Sipas njërit prej kandidatëve i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ende pa përfunduar procedurat e kanë pasur të ditur që do të punësohet një familjar i një prej asamblistëve të partisë.

Sipas aktivistit, Ilir Baldedaj, janë në fakt katër pozita që janë fituar me ndikime politike nga LVV në universitet, njofton Klan Kosova.

Këto akuza u mohuan nga Universiteti “Ukshin Hoti” ku deklaruan se procedurat janë zhvilluar në përputhje me dispozita ligjore dhe nuk ka pasur presione politike.

Në lidhje me këto pretendime, kreu lokal i LVV-së në Prizren nuk u lajmërua të deklarohet.

Exit mobile version