14.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Akullnajat mund të zhduken deri në fund të shekullit XXI

- Advertisement -

Shkrirja e shpejtë e akullnajave mund të çojë në zhdukjen e tyre deri në fund të shekullit të XXI, duke rrezikuar burimet e ujit, bujqësinë dhe biodiversitetin për miliona njerëz, ka theksuar një raport i ri i UNESCO-s.

Në pesë nga gjashtë vitet e fundit është parë tërheqja më e shpejtë të akullnajave, me periudhën 2022-2024 që shënon humbjen më të madhe trevjeçare të masës së akullnajave të regjistruar ndonjëherë.

Me ritmet aktuale të shkrirjes, shumë akullnaja në rajone si Kanadaja Perëndimore, SHBA-ja, Skandinavia, Evropa Qendrore, Kaukazi, Zelanda e Re dhe Tropikët pritet të zhduken deri në fund të shekullit XXI.

Sipas vëzhgimeve globale, akullnajat – duke përjashtuar shtresat e akullit kontinental të Grenlandës dhe Antarktikut – kanë humbur mbi 9.000 miliardë tonë akull që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1975.

“Kjo është e barabartë me një bllok të madh akulli të përmasave të Gjermanisë me një trashësi prej 25 metrash”, ka thënë Michael Zemp, drejtor i Shërbimit Botëror të Monitorimit të Akullnajave.

Ulja e akullnajave dhe reduktimi i reshjeve të borës në rajonet malore, të nxitura nga kriza klimatike, pritet të prekin dy të tretat e bujqësisë globale të ujitur.

Ndërsa rajonet e larta malore, të njohura si kullat e ujit të botës, ruajnë ujin në akullnajat që mbështesin qindra miliona nëpërmjet rrjedhave, shterimi i akullnajave kërcënon furnizimin me ujë dhe rrit rreziqet natyrore si përmbytjet, veçanërisht gjatë periudhave më të nxehta dhe më të thata.

Raporti thekson nevojën për financim të përshtatjes klimatike dhe përfshirjen e sektorit privat për të mbrojtur infrastrukturën e ujit, bujqësisë dhe energjisë në rajonet malore.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së caktoi vitin 2025 Viti Ndërkombëtar i Ruajtjes së Akullnajave dhe të premten, 21 Marsin, Ditën Botërore të Akullnajave, për të theksuar rolin kritik të akullnajave, borës dhe akullit në sistemin klimatik dhe ekonomitë globale.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit