20.2 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

“Akull” para se të godiste, ‘çmendët’ pas fitores: Publikohet grafiku që tregon rrahjet e zemrës së CR7

- Advertisement -

Whoop, një kompani e performancës sportive të Amerikës së Veriut, tregoi në rrjetet sociale rrahjet e zemrës së Cristiano Ronaldos gjatë disa momenteve kyçe të ndeshjes Portugali-Slloveni.

Gjatë këtij grafiku u shfaq përfundimi i 120 minutave, sekondat para se të ekzekutonte penalltinë si dhe fishkëllima e fundit që përfundoi me kualifikimin e Portugalisë në çerekfinale të Euro’2024.

Duke parë grafikun, mund të shihni se kulmi, rreth 180 rrahje në minutë, ndodhi kur mbaroi koha shtesë dhe gjithashtu menjëherë pasi Bernardo Silva shënoi penalltinë që vulosi ndeshjen dhe kualifikimin.

Interesant është fakti se momenti kur kapiteni i Kombëtares portugeze shënoi rrahjet më të ulëta të zemrës ishte kur po përgatitej të ekzekutonte penalltinë në gjuajtje, me Jan Oblak që e kishte ndalur një penallti në kohën shtesë.

Ronaldo rezulton se ishte jashtëzakonisht i sigurt në vete pavarësisht që po gjuante penalltinë e parë, të cilën më pas e konkretizoi në mënyrë të shkëlqyer.

“Kur je Cristiano Ronaldo, nuk ka frikë në futboll”, shkruan Whoop në rrjetet sociale.

Portugalia ndërkohë në çerekfinale do të përballet me Francën në çerekfinale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit