Aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi e cila jeton në Amerikë, ka reaguar menjëherë në rrjetin social ndaj veprimit të banorit të Big Brother VIP Albania, Jozef Markut, pasi ky i fundit banorin nga Kosova, Besart Kelmendin i njohur me nofkën Gjesti, e quajti “ Kopil shkine”.
Kjo fjali sa e turpshme ashtu edhe e shëmtuar nga Jozi, kundrejt Gjestit, ka nxitur debate të ashpra tani pas mesnatës në rrjetet sociale menjëherë pas PRIME-it, si për banorët në shtëpi, ashtu edhe për fansat e Gjestit, të cilët menjëherë kanë filluar të reagojnë ashpër dhe t’i ‘bombardojnë” rrjetet sociale me reagime e tyre kundrejt Jozit.
Sipas tyre Jozi nuk ka ofenduar vetëm Gjestin, por edhe familjen e tij , kur dihet tashmë se ai është nipi një dëshmori të vrarë në luftën e fundit në Kosovë nga forcat serbe.
Se a do të merr ndonjë vendim vëllau i madh, për largimin e Jozit nga shtëpia e Big Brother, pas kësaj fjalie të rëndë dhe fyese ndaj Gjestit, dhe kosovarëve në përgjithësi që mund të jenë ndjerë të prekur, kjo mbetët të shihet në ditët në vijim.
Më poshtë mund ta gjeni reagimin e aktores.
Reagimi i aktores Yllka Gashi:
Gjesti Ti nuk je kopil shkine, ti je showman i lindur! Faleminderit qe na bon me qeshe e na disponon me sharmin tond!
Big brother Vip Albania 4 Nëse e toleroni edhe këtë term kaq përbuzës e racist, definitivisht nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës!