Aktorja e njohur, Yllka Gashi ka thënë se filmi “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë gjermane.
Ky është edhe një tjetër sukses i filmit kosovar që trajton jetën e grave të Krushës së Rahovecit, pas luftës.
“Filmi ynë “Zgjoi” ka filluar rrugëtimin e tij në kinematë gjermane. Nga data 8 Shtator do të keni mundësi ta shihni në shumë kinema në qytete të ndryshme në Gjermani”, ka shkruar ajo në Facebok.
“Për më shumë informata rreth datave të shfaqjes së filmit vizitoni faqen e distributorëve. https://jip-film.de/hive “, tregon ajo.
“Gjatë këtyre ditëve në disa nga shfaqjet e filmit do të jenë prezente autorja e filmit Blerta Basholli dhe znj. Fahrije Hoti – inspirimi i filmit “Zgjoi”, ka thënë aktorja.