Aktorja kosovare Erza Ramuka do të luaj në një serial turk i cili do të transmetohet në platformën Netflix.
Seriali “One way ticket” apo “Bileta një drejtim me skenar, regji dhe prodhim të Pouria Heydari Ore.
Në këtë serial krahas Ramukës do të luajnë edhe aktorët e njohur turk Behzad Khalaj aktorja irakiane Zahra Sami, aktori turk Erkan Petakkaya, Ilhan Sen etj.
Xhirimet e këtij seriali kanë nisur në Teheran me prezencën e Ali Shadman, Mehrdad Sedikian dhe Fereshte Marashit.
Seriali “One Way Ticket”, i cili aktualisht po xhirohet në Stamboll të Turqisë, do të jetë gati të transmetohet për më pak se katër muaj.
Pas sukseseve në Kosovë e veçanërisht me rolin e Tringës në serialin komik “O sa mire”, Ramukën tani do kemi mundësi ta shohim edhe në kinematografinë turke.