24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Aktorja Judith Godrèche akuzon regjisorin e Hollywood-it për përdhunim

- Advertisement -

Aktorja Judith Godrèche ka ngritur një padi kundër regjisorit të famshëm francez  Benoit Jacquot, duke e akuzuar atë për përdhunimin e saj kur ajo ishte adoleshente.

Aktorja dhe shkrimtarja 51-vjeçare, e cila është shfaqur në më shumë se tridhjetë filma, mes të cilëve edhe “Njeriu me maskë të hekurt”, ka paraqitur një denoncim zyrtar në Brigadën e Mbrojtjes së të Miturve për përdhunimin e dyshuar, tha avokatja Laure Heinich për AFP.

Gazeta Le Monde, e cila dha lajmin e para për padinë e Godreche, tha se Jacquot kundërshton pretendimet e aktores. Ai kishte refuzuar janarin e kaluar të komentonte mbi akuzat për AFP.

Marrëdhënia e aktores me regjisorin filloi në pranverën e vitit 1986, kur Godreche ishte vetëm 14 vjeç dhe përfundoi në fillim të viteve 1990. Aktorja tha se ishte nën “kontrollin” e Jacquot për gjashtë vjet, gjatë të cilave luajti në dy nga filmat e tij dhe se ajo vendosi të flasë pasi zbuloi se regjisori kishte mbuluar marrëdhënien e tyre në një dokumentar të vitit 2011, duke e quajtur atë një “krim” të mbuluar nga bota e filmit francez.

“Nuk ka pëlqim kur jeni 14 vjeç. Nuk më joshi, më manipuloi tërësisht”, tha aktorja për rrjetin televiziv TMC.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit