-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Aktorja Helen Flanagan shpreh dëshirën për t’u martuar me të dashurin Robbie Talbot!

- Advertisement -

Helen Flanagan ka zbuluar se dëshiron të martohet me të dashurin Robbie Talbot. Aktorja 33-vjeçare ka nëntë muaj që është në lidhje me ish-futbollistin 43-vjeçar, por tashmë ata po bëjnë plane të mëdha për të ardhmen. Duke folur në intervistën e tyre të parë të përbashkët, Helen e cila më parë ishte e fejuar me Scott Sinclair për katër vjet tha për revistën “OK!” se: “Unë ende ëndërroj për një martesë të madhe”.

“Dua fustanin, ditën e madhe, të gjitha. Unë patjetër dua të martohem.” Ndërkohë, Robbie i cili ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë zbuloi se ishte ‘i hapur’ ndaj idesë për t’u martuar përsëri dhe për të pasur më shumë fëmijë. “Ka një diferencë moshe 10-vjeçare mes nesh, por nuk do ta përjashtoja”-shpjegoi Robbie. “Jo tani, ndoshta në të ardhmen.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit