Millie Bobby Brown ka lajmëruar fejesën me Jake Bongiovi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Aktorja 19-vjeçare e serialit “Stranger Things” ndau një foto bardhezi me partnerin e saj 20-vjeçar ku shkroi:
“Të kam dashur për tre vera rresht, i dua të gjitha”. Në foto Bongiovi përqafon aktoren nga pas ndërsa në dorën e saj shihet unaza e diamantit. Millie shfaqet e veshur me një fustan dantelle të bardhë dhe vathë me perla.
Bongiovi postoi një tjetër foto ku çifti sheh në drejtime të ndryshme, të shoqëruar me diçiturën: “Përgjithmonë”.
Millie Bobby Brown dhe djali i Jon Bon Jovi u lidhën gjatë verës së vitit 2021. Më herët gjatë këtij viti, ajo iu drejtua atij si “partneri i jetës” në një postim në rrjetet sociale.