Një flirt i paqëllimshëm duket se paska shkaktuar një ndarje të bujshme në Hollywood.
Sophie Turner rrëfeu në një intervistë me Seth Meyers se vite më parë, në një festë me VIP-a, u gjend pa dashje në qendër të një drame romantike që çoi në fundin e fejesës së një çifti të famshëm.
Aktorja 29-vjeçare tha se kishte shoqëruar një mikeshë të fëmijërisë në eventin e vitit 2014, kur kjo e fundit i kërkoi të përshëndeste një aktor që adhuronte. Sophie, pa e njohur djalin, i bëri thjesht një përshëndetje nga larg.
Më pas, kur u afrua për të përshëndetur një aktore të njohur që admironte, kjo e fundit shpërtheu:
“A mund të pushosh së flirtuari me të fejuarin tim?!”
Sophie Turner mbeti e habitur dhe sqaroi se as nuk e njihte fare aktorin. Megjithatë, sipas saj, çifti u nda duke prishur fejesën atë natë.
“Nuk e dija që kisha këtë lloj fuqie,” tha ajo me shaka.
Emrat nuk u përmendën gjatë intervistës, me arsyetimin se “do të kishte telashe” nëse i zbulonte. Por rrjeti nuk vonoi të bëjë “hetimet” e veta.
Në Reddit dhe rrjete sociale, fansat kanë lidhur pjesët e historisë dhe dyshimet kryesore bien mbi Emma Roberts dhe Evan Peters, një çift që kishte një marrëdhënie shumë të trazuar gjatë asaj periudhe.
Roberts dhe Peters nisën lidhjen në 2012, u fejuan në fund të 2013-s dhe në verën e 2014-s ishin të pranishëm në eventi që përmendi Sophie. Madje, fotografi të publikuara nga Daily Mail në atë kohë e tregojnë aktoren duke qarë jashtë një hoteli, ndërsa shoqet e ngushëllonin pas një feste ku ishin të dy të pranishëm.