Aktorja e njohur indiane, Alia Bhatt do të bëhet nënë për here të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë 29-vjeçarja përmes rrjeteve sociale. Aktorja ka postuar një video ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj gjithashtu aktor, Ranbir Kapoor teksa shijojnë rrahjet e zemrës së bebit.
“Fëmija ynë… vjen së shpejti“, ka shkruar aktorja krahas videos.
Aktorja indiane mori pjesë në filmin më të fundit të Bollyëood-it me titull “Gangubai Kathaiëadi” i cili u publikua në Shkurt. Sipas mediave lokale, thuhet se filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm ku dhe u fituan më shumë se 26 milionë dollarë.
Kujtojmë se në muajn Prill, Alia Bhatt u martua me aktorin Ranbir Kapoor në një ceremoni private të mbajtur në Mumbai.