Jenna Ushkowitz dhe bashkëshorti i saj, David Stanley kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja amerikane, duke zbuluar se ka sjellë në jetë një vajzë. 36 vjeçarja ndau një foto duke mbajtur vajzën në kraharor ndërsa mbante një varëse ku shkruhej “mama”.
Aktorja dhe bashkëshorti i saj më parë ndanë në janar se po prisnin një vajzë. Çifti pozuan për një foto në Instagram së bashku. Zemrat tona janë plot”, shkroi aktorja amerikane duke shtuar më pas: “Baby Girl Stanley do të vijë së shpejti”.

Ushkowitz dhe Stanley u martuan në korrik 2021 në një ceremoni intime në Los Anxhelos.
