Modelja spanjolle dhe krijuesja e përmbajtjes në “OnlyFans”, Fati Vázquez, ka folur për herë të parë hapur për marrëdhënien e saj me yllin e futbollit, Lamine Yamal, gjatë verës.
Në një intervistë për podcast-in “En todas las salsas”, Vázquez ndau detaje të padëgjuara më parë, duke theksuar se lidhja e tyre nuk ishte e rastësishme apo momentale. “Unë nuk mund të mohoj atë që është e dukshme”, u shpreh ajo, duke iu referuar fotove të publikuara në mediat rozë, ku çifti shihej së bashku gjatë pushimeve në bregdetin italian.
Sipas saj, marrëdhënia kishte nisur disa muaj më parë, me biseda të vazhdueshme për rreth tetë muaj, përpara se të ndodhte takimi i tyre i parë.
Takimi i tyre i parë u organizua në një ambient privat në Itali, me praninë e një përfaqësuesi të lojtarit për të garantuar diskrecion maksimal.
Një detaj që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, sipas Fati Vázquez, është se Yamal e kishte kontaktuar për herë të parë në vitin 2018, kur ajo ishte vetëm 11 vjeç. “Mendoj seka qenë fansi im që në atë kohë dhe ndoshta e kishte si një lloj ‘gjëje për t’u realizuar’,” tha ajo, duke shtuar se futbollisti nuk e ka pranuar kurrë këtë fakt.
Modelja tregoi gjithashtu se kur mbërriti në Itali, kishte një vajzë tjetër me të cilën Yamal po kalonte kohë. “Unë arrita një ditë më vonë nga sa ishte planifikuar dhe për pak orë nuk u përballa me vajzën që ishte me të para meje. Ajo më kontaktoi më pas dhe më tregoi gjithçka”, tha Vázquez.
E pyetur për marrëdhënien e përfolur mes Yamal dhe këngëtares Nicki Nicole, ajo dha një përgjigje të shkurtër, por të drejtpërdrejtë: “Mendoj se ai është shumë i dhënë pas saj, por ajo nuk është aq e interesuar”.