Karter, u gjet e vdekur të enjten në shtëpinë e saj në qarkun Cuyahoga në Ohio, një qark urban në Cleveland dhe sipas zyrtarëve të policisë ajo dyshohet se e vrau veten me një armë zjarri.
Njerëz të afërt me aktoren amerikane thanë se kjo e fundit kishte vuajtur nga shëndeti mendor, megjithatë siç specifikuan ata Karter ishte një person mjaft i adaptueshëm dhe e gjithanshëm.
“Fatkeqësisht, me gjithë arritjet dhe talentet e saj të shumta mbresëlënëse, Kagney luftoi me problemet e shëndetit mendor me kalimin e viteve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Përpara se të hynte në industrinë e filmave për të rritur, Karter ishte një valltare ekzotike në Missouri përpara se të shpërngulej në Kaliforni për të ndjekur karrierën e saj të këndimit dhe aktrimit.
Ajo hyri në industrinë e filmave me pullë të kuqe në shtator të vitit 2008, duke regjistruar skenën e parë për studion amerikane Naughty America.
Në vitin 2009, Karter kishte qenë në kopertinën e një reviste ekzotike e më pas ishte edhe pjesë e një dokumentari të BBC; njëherësh film i bazuar në jetën e industrisë së filmave për të rritur.