Michelle Williams është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Ylli i shumë filmave zbuloi lajmin e ëmbël teksa pozoi për Variety. Aktorja 41 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, mirëpritën një fëmijë në vitin 2020, një djalë të quajtur Hart.
Michelle, e cila ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur, ka dhe një vajzë 16-vjeçare me aktorin e ndjerë Heath Ledger. Michelle dhe Thomas, me profesion regjisor, u martuan fshehurazi në mars 2020 pas fejesës në vjeshtën e 2019-ës.

“Është emocionuese të zbulosh se diçka që dëshiron përsëri është e disponueshme dhe njëherë tjetër”, tha aktorja për zgjerimin e familjes.
