Aktorja e njohur turke, Cemre Baysel, ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni për heqjen e një tumori në gjoks, duke qetësuar fansat për gjendjen e saj shëndetësore.

Ylli i serialit “Leyla”, e cila prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e përfolur me aktorin Aytaç Şaşmaz, ndau lajmin përmes një postimi nga dhoma e spitalit.
Një tjetër operacion. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Le të mbetet kjo një kujtim këtu
-shkroi Baysel, duke shoqëruar mesazhin me foto para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas mediave turke, aktorja kishte një tumor në gjoks për rreth tetë vjet, por vendimi për operacion u mor pasi masa kishte filluar të rritej me shpejtësi kohët e fundit. Cemre Baysel ndodhet tashmë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre.