Aktorja e famshme nuk pyet për moshën, “tërbon” fansat dhe ish-partnerin e saj

- Advertisement -

Aktorja amerikane Megan Fox ka marrë sërish vëmendjen e fansave në rrjetet sociale pas rikthimit të saj në Instagram. Këtë herë, ajo ka publikuar një set të ri fotosh që kanë “shpërthyer” menjëherë në rrjet.

Në imazhet e postuara, aktorja shfaqet më joshëse se kurrë, teksa pozon e shtrirë në dyshemenë e një studioje fotografike. Fotot kanë marrë mijëra reagime dhe komente nga fansat, të cilët kanë vlerësuar pamjen e saj.

Fox, e cila pritet të mbushë 40 vjeç pas disa javësh, i shoqëroi imazhet me një përshkrim misterioz: “Dashuria ishte përbindëshi më i egër”.

megan fox3

Mediat ndërkombëtare kanë aluduar se ky mesazh mund të jetë një referencë ndaj marrëdhënies së saj të ndërlikuar me ish-partnerin, reperin Machine Gun Kelly.

Postimi i aktores është bërë menjëherë viral, duke ndezur diskutime të shumta mes ndjekësve për mesazhin dhe për pamjen e saj që sfidon moshën.

 

mewgan fox 2

mwgan fox1

Të ngjashme

Të fundit