21.9 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Aktorja e famshme krijon sapunin më të përfolur të vitit, do të habiteni se çfarë përmban

- Advertisement -

Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, i ka habitur të gjithë me një veprim që askush nuk e priste. 27-vjeçarja, e njohur për sharmin dhe guximin e saj, ka lançuar një koleksion të limituar sapuni.

Deri tani asgjë nuk duket e çuditshme, por ky sapun përmban ujin e banjës së saj.

Mediat e huaja shkruajnë se në bashkëpunim me markën e njohur, ‘Dr. Squatch’ sapuni që mban emrin ‘Sydney’s Bathwater Bliss’ pritet të dalë në treg në fillim të muajit të ardhshëm, në vetëm 5,000 copë.

Kjo është një lëvizje që kombinon kuriozitetin njerëzor, marketingun e zgjuar dhe shumë pak filtër.

“Kur fansat fillojnë të kërkojnë ujin me të cilin jeni larë, keni dy zgjedhje: ose e injoroni, ose e ktheni në diçka të paharrueshme”, tha Sydney, duke shtuar se sapuni është një mënyrë për t’i nxitur njerëzit të përdorin produkte natyrale.

E si gjithmonë, internet shpërtheu. Disa e quajtën “magjistare të marketingut”, të tjerë nuk e fshehën neverinë. Por një gjë është e sigurt: askush nuk mund ta injorojë këtë veprim.

Të ngjashme

Të fundit