7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Aktorja australiane Cate Blanchett tregon arsyen se përse humbi besimin në fe!

- Advertisement -

Cate Blanchett ka treguar së fundmi se pse humbi besimin në fe, pas vdekjes së babait të saj Robertit. Aktorja australiane e cila ishte vetëm 10 vjeçe kur babai i saj vdiq nga një atak në zemër, iu drejtua fesë me shpresën se do ta afronte me të.

Por kur e kuptoi shpejt se kjo nuk do të ndodhte, Cate u largua nga Kisha dhe e kaloi fëmijërinë e saj brenda natyrës. Duke folur për “The Sunday Times”, Cate tha:

Si fëmijë kam dashur një fe. Doja që dora e fortë e Zotit të vinte një dorë mbi supet e mia fëmijërore për të thënë “Babai yt është me mua, ai po argëtohet, do ta shihni pas 60 vjetësh”. Por kjo nuk ndodhi. Dhe kështu si një 10-vjeçare, unë ika nga Kisha dhe u zhvendosa poshtë në lumë dhe e kalova fëmijërinë time në natyrë. Nëse do të kisha qëndruar brenda Kishës Metodiste, do të kisha luajtur shumë keq në kitarë, por në vend të kësaj i hipa biçikletës, duke menduar se isha Nancy Drew, poshtë lumit Yarra.

Dy herë fituesja e çmimit Oscar u solidarizua së fundmi me gratë e Iranit duke u paraqitur zbathur. Në Festivalin e Filmit në Kanë, gratë janë të detyruara të veshin taka në tapetin e kuq dhe në çdo dalje publike, gjë që shkon kundër këndvështrimeve të aktores. Në një festë të organizuar nga Variety dhe Golden Globes, Blanchett doli në skenë pa këpucë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit