Aktori i njohur kosovar Dardan Gashi përmes një postimi në ‘Facebook’ dha lajmin që babai i tij, Adem Gashi, ka ndërruar jetë.
Ai shkroi se varrimi i tij do të bëhet ditën e sotme në ora 15:00 në fshatin Nekoc/ Drenas.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi
Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë
Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, shkroi ai.
Kujtojmë se Adem Gashi ishte shkrimtar dhe poet i njohur. Ai kishte shkruar vargjet e këngës ikonike “Sërish vjen marsi”, shumë tekste këngësh për dëshmor dhe sê fundi edhe tekstin e kêngê së tifozave Kuq e zi “Përjetësisht”, që do të jetë hymn i Kombëtares nê Europianin 2024.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10163446530833452&id=673043451&mibextid=Nif5oz