6.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Aktori i njohur turk Can Yaman përfundon në polici, si pjesë e një hetimi për drogë

- Advertisement -

Në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike ndaj personazheve të njohur, aktori i famshëm Can Yaman dhe këngëtarja/aktorja Selen Görgüzel janë ndaluar nga autoritetet.

Lajmi vjen pak kohë pasi, mbrëmjen e 1 janarit (e enjte), në ekranet televizive u transmetua episodi i parë i “Survivor 2026”, ku u zhvillua edhe emocionet e para të eliminimit. Me formatin e ri dhe këshillin e fatit, Selen Görgüzel ishte emri i parë që u largua nga gara, sipas CNN Turk.

Pas eliminimit të shpejtë nga ishulli, Görgüzel kishte ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentet e kthimit në shtëpi, duke shprehur lumturinë për rikthimin. Ajo publikoi pamje ku puthte parketin e shtëpisë, të shoqëruara me mbishkrimin: “Jam kampionia e zemrave dhe e atyre që më duan”.

Edhe pse aventura e saj në Survivor zgjati vetëm një javë, Görgüzel vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të postimeve të saj pas largimit nga spektakli. Megjithatë, zhvillimi i fundit e ka rikthyer sërish në titujt kryesorë.

Sipas raportimeve, forcat e xhandarmërisë kanë zhvilluar një operacion gjatë orëve të natës në “Bebek Otel” në Beşiktaş, në kuadër të këtij hetimi, operacion që çoi në ndalimin e disa personave, përfshirë edhe Can Yaman dhe Selen Görgüzel.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota lidhur me rastin, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare në vijim.

Të ngjashme

Të fundit