3.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Aktori i njohur ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, flet gruaja: Ndjeva frymëmarrjet e tij të fundit

- Advertisement -

Lajmin e bëri të ditur gruaja e tij, Angie Lee Graham në një postim në llogarinë e tij në Instagram të enjten, duke shkruar se Lee vdiq atë mëngjes.

“Ndjeva frymëmarrjet e tij të fundit, e mbajta fort dorën dhe ndjeva se rrahjet e tij të zemrës po largoheshin ngadalë”, shkroi ajo. “Ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe ishte i rrethuar nga ata që do. Ishte paqësor dhe i përsosur.”

Ajo ndau fotot e tyre me vajzën e tyre Samantha, duke e quajtur atë një “burrë, baba, bir, vëlla, mik, këngëtar, aktor dhe dishepull i pabesueshëm i Krishtit me besim të madh tek Ati i tij në qiell”.

Angie lavdëroi burrin e saj të ndjerë për ndikimin e shumë “njerëzve dhe komuniteteve”, duke shprehur se ai i ndihmoi të tjerët të bëheshin njerëz më të mirë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit