Aktori i njohur, Brian Austin Green, ka folur së fundmi për djalin e tij, i cili është homoseksual. Në episodin e fundit të podkastit “Frosted Tips” me Lance Bass, ai foli për të birin, Kassius Lijah Marcil-Green.
“Vjen një moment që e pranon, e kupton dhe thua me vete ‘Kjo nuk është aspak ndryshe’. Është thjesht jeta e tij. Nuk më prek aspak mua”, u shpreh ylli i “Beverly Hills 90210”.
Më pas prezantuesja e vlerësoi ish-bashkëshortin e Megan Fox për faktin se ishte aq mendjehapur, duke shtuar se 21-vjeçari Kassius është i lumtur që e ka si prind.
“Edhe nëse prindërit i pranojnë, ka shumë raste kur fëmija ende e di se ata ende nuk janë dakord me të dhe zgjedhjet e tyre. Shumë njerëz kanë frikë nga kjo njohje e fëmijës, por ju nuk keni pse të keni frikë”, tha aktori i famshëm.
Ndërkohë Kassius erdhi në jetë gjatë kohës që Brian ishte në një lidhje me Vanessa Marcil. Rikujtojmë se aktori ka edhe 3 djem të tjerë me ish-bashkëshorten Megan Fox, e cila tanimë është e fejuar me këngëtarin Machine Gun Kelly.
Nga ana tjetër, Brian është aktualisht në një lidhje me Sharna Burgess nga ku kanë edhe një fëmijë.