16.9 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Aktori i njohur blen një rezidencë 25 milionë dollarëshe për tri vajzat e tij

- Advertisement -

Sylvester Stallone po finalizon një blerje prej 24.95 milionë dollarësh për një rezidencë me tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjo në East Hampton, Nju Jork për tre vajzat e tij,  me gruan Jennifer Flavin , 56, – ​​Sophia, 28, Sistine , 26, dhe Scarlet, 22 vjeç.

Stallone, 78-vjeç i njohur si ‘The Rock’, është gjithashtu baba i dy djemve me gruan e parë Sasha Czack, 74 vjeç – Seargeoh, 45 vjeç, dhe Sage , i cili vdiq në moshën 36 vjeçare nga sëmundja e arterieve koronare në korrik të 2012.

Rezidenca e sapondërtuar në Hamptons shtrihet në 11,644 metra katrorë mbi 1,12 hektarë. Vajzat e yllit të ‘Tulsa King’ pritet të transferohen në banesë verën e ardhshme, raportoi New Tork Times, duke theksuar se shitja e rezidencës nuk ishte mbyllur zyrtarisht.

I nominuari tre herë për çmimin Oscar nuk e ka vizituar ende rezidencën personalisht, por ka paraqitur ofertën e tij pasi kishte parë banesën përmes një videoje, raportoi gazeta.

Rezidenca e aktorit ndodhet një milje larg nga bregu i Oqeanit Atlantik. Dizajneri i famshëm James Michael Howard projektoi shtëpinë, e cila ishte ‘e frymëzuar nga arkitektura klasike’.  “Çdo detaj, nga mobiljet te qilimat, perdet dhe ndriçimi, me antike nga e gjithë bota, është zgjedhur me përpikmëri për këtë shtëpi spektakolare”, thuhej në përshkrim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit