Aktori i famshëm turk, Burak Özçivit, ka zbarkuar në tokën shqiptare.
Ai ka zgjedhur t’i kalojë disa ditë pushimi në bregdetin e Shqipërisë, bashkë me gruan e tij, aktoren poashtu shumë të famshme, Fahriye Evcen.
Ka qenë një hotel i Vlorës i cili ka ndarë fotografi me aktorin duke treguar kështu se ai ka udhëtuar drejt jugut.
Edhe bashkëshortja e tij ka ndarë imazhe nga një pishinë, por nuk e ka zbuluar lokacionin.