7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Aktori Gene Hackman gjendet i vdekur bashkë me gruan

- Advertisement -

Aktori hollivudian, Gene Hackman, dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe të New Mexicos.

Pos çiftit, pa shenja jete u gjet edhe qeni i tyre, mirëpo nuk dyshohet të ketë ndodhur ndonjë vrasje.

Sherifi i Qarkut të Santa Fesë, Adan Mendoza, nuk ka dhënë shkakun e vdekjeve, e as kur çifti mund të kenë vdekur.

Ai në dekadat e fundit njihej për jetën e tij prej reklusi, dhe nuk kishte luajtur në ndonjë film që nga viti 2004.

Hackmam dhe bashkëshortja e tij ishin parë së fundit herë në publik vitin e kaluar. Legjenda e ekranit të madh ishte dy herë fitues i çmimit Oscar, dhe i kishte mbushur 95 vjet tek këtë janar.

Ylli amerikan do të mbahet mend për karrierën e tij të pasur, sidomos për filmat “The French Connection” dhe “Unforgiven” për të cilat edhe u vlerësua me më së shumti çmime, mes tyre edhe ata Oscar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit