2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Aktori Florjan Binaj ironizon me konkurrentët e BB VIP: Duket sikur fama ka qenë rastësi

- Advertisement -

Aktori, i njohur më shumë për paraqitjen në “Portokalli”, Florjan Binaj merr shpesh vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.

Duke qenë se është tejet aktiv dhe numëron mbi 400 mijë ndjekës, ai jep mendime rreth çështjeve të ndryshme, politike sociale e herë pas here edhe ironizon varësisht prej ngjarjeve.

Duket se edhe ai është i përfshirë në ‘sindromin Big Brother VIP’, gjersa këtë herë ka dhënë një opinion për banorët.

Florjan Binaj (Foto: Instagram)

Me anë të një statusi në InstaStory, Binaj ka ironizuar haptazi konkurrentët duke thënë se fama e tyre është ‘rastësi’.

“Ti s’më the atë që të thash, kur e pashë që më pe, e pe që të pash, unë nuk ta them atë që ta thash, se më the ca më the, e të thash ca të thash. Pusho ti! Pusho. Arbana? Arbana? S’kam pa çfarë kam thënë se tani i dëgjova të gjitha. Muhabete aq boshe, sa duket sikur fama ka qenë rastësi”, u shpreh Florjani.

Gara e BB VIP ndërkohë do të vazhdojë deri më 18 shkurt dhe njëri nga banorët do të marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.https://www.instagram.com/tv/CYm9bV2gbwy/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Faktori-florjan-binaj-ironizon-konkurrentet-e-bb-vip-duket-sikur-fama-ka-qene-rastesi%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1647.8999999761581%2C%22ls%22%3A1189.5999999642372%2C%22le%22%3A1200.5%7D

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit