Aktori i njohur amerikan, Ashton Kutcher sot feston ditëlindjen e 44-të.
Kutcher njihet për pjesëmarrje në filma të ndryshëm, kryesisht të zhanrit komedi.
Debutimin e tij e bëri në filmin “Coming Soon” (1999).
Kutcher luajti edhe në filma të tjerë përfshirë “Guess Who”, “A Lot Like Love”, “What Happens in Vegas”, “No Strings Attached”, në serinë “Two and a half men” e të tjerë.
Kutcher është i martuar me aktoren Mila Kunis, me të cilën ka dy fëmijë.