Në Ferma VIP 3, përveç debateve dhe polemikave që kanë nisur që në ditët e para, kanë filluar të shfaqen edhe afrimitetet e para mes konkurrentëve.
Një nga fermerët më të përfshirë në dinamikat e shtëpisë, Akili, ka pranuar se po zhvillon ndjenja për Gresën.
Gjatë një bisede me Olën, ai është shprehur i sinqertë për emocionet e tij, duke theksuar se ndihet i tërhequr prej saj, por edhe i pasigurt për shkak të situatës së saj jashtë fermës.
Foto: Instagram
“Kur jam zgjuar sot, pasha Zotin, njeriu i parë që kam dashur të shoh ka qenë ajo. Është shumë e mirë. Frika ime më e madhe është se nëse e bëj të dukshme këtë ndjenjë, mund të prishet raporti ynë, sidomos sepse ajo është e lidhur”, u shpreh ai.
Ai nuk i ka kursyer komplimentet për Gresën, duke shtuar: “Kur dolëm jashtë duke pirë cigare, e kam parë dhe u fika. Kur doli sonte te skeçi, kisha mbetur duke e parë. Isha ngrirë… sa e mirë. Karakteri e ka zbukuruar”.
Më tej, Akili ka treguar se kur përfshihet emocionalisht, nuk vendos kufij, duke e cilësuar këtë situatë si të papritur për veten, sidomos duke qenë se nuk e kishte menduar një lidhje me një vajzë nga Kosova.
Gjithashtu ka folur edhe për raportin që ka lënë jashtë, duke zbuluar se para hyrjes në spektakël ishte në një lidhje, e cila përfundoi për shkak të vendimit të tij për t’u bërë pjesë e garës. /Telegrafi/







