9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Aktores Lele Pons i vjedhin unazën e martesës në vlerë 90 mijë euro në Paris

- Advertisement -

Ajo që filloi si një udhëtim romantik në Paris u bë një episod i ‘Ligjit dhe Rendit’ për Guaynaa dhe Lele Pons.

Çifti është një nga shumë personazhe të famshëm që kalon kohë në Evropë, dhe ndërsa gjithçka dukej se ishte perfekte, ylli portorikan ka treguar se ata ishin viktima të një grabitjeje.

Duke postuar në Instagram të hënën, këngëtari i “Chica Ideal” ndau lajmin tronditës: “Me keqardhje ju njoftojmë se ishim viktima të një grabitjeje në Paris dhe unazës së martesës së gruas sime, e cila përfaqësonte shumë gjëra të bukura për ne”, ka shkruar ai.

“Nuk ka asnjë pjesë tjetër që mund të zëvendësojë atë që ajo unazë simbolizon për ne dhe momentet e bukura dhe magjike që na solli. Ju lutemi, kujdesuni mirë për gjërat tuaja kur shkoni atje dhe mos i besoni askujt. Kjo është bërë praktikë e zakonshme”, vijoi 31-vjeçari.

Guaynaa dhe Pons u martuan më 4 mars 2023, në Miami, Florida, pasi ai propozoi në ‘Tomorroëland’ më 31 korrik 2022.

Ndërkohë kjo unazë kap vlerën e 90 mijë eurove.

Vetëm një ditë para se të ndanin lajmin e hidhur, Pons ndau një galeri të lumtur imazhesh me bashkëshortin e saj në qytetin romantik.

Nuk dihet se si dhe kur ka ndodhur grabitja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit