31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Aktores Emma Watson i ndalohet vozitja për 6 muaj, shkak tejkalimi i shpejtësisë

- Advertisement -

Aktorja e njohur britanike Emma Watson, e famshme për rolin e saj si Hermione Granger në filmat “Harry Potter”, i është ndaluar nga drejtimi i automjetit për një periudhë prej gjashtë muajsh, pas një shkeljeje të rregullave të trafikut në Angli.

Ngjarja ndodhi më 31 korrik 2024, kur Watson u kap nga kamera e sigurisë duke udhëtuar në rreth 61 kilometra në orë, në një zonë urbane ku limiti i shpejtësisë ishte 48 kilometra në orë, në qytetin e Oxfordit.

Paraprakisht, aktorja i pati nëntë pikë të larguara nga patentë shoferi i saj, të cilat i kishte marrë për shkelje të ngjashme të mëparshme.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më 16 korrik 2025 në një gjykatë në High Wycombe, Watson u dënua në mungesë. Ajo pranoi fajin përmes një procedure të shpejtë pa qenë e pranishme fizikisht në sallën e gjyqit. Si pjesë e dënimit, ajo u gjobit me 1,044 paund britanikë dhe iu shtuan edhe 3 pikë të tjera në patentë.

Sipas ligjit britanik të qarkullimit, një shofer që mbledh më shumë se 12 pikë negative brenda një periudhe të shkurtër mund t’i ndalohet vozitja për një kohë të caktuar.

Ky nuk është incidenti i vetëm i lidhur me makinën për Watson. Në shkurt të vitit 2024, automjeti i saj Audi S3 u tërhoq nga policia, pasi ishte parkuar në mënyrë të gabuar pranë një lokali në Stratford-upon-Avon.

Përtej jetës publike dhe projekteve filmike, Emma Watson është aktualisht e përfshirë në studime akademike. Ajo ndjek një program Master në krijim-shkrim letrar në Universitetin e Oxfordit që nga shtatori i vitit 2023, shkruan People

Të ngjashme

Të fundit