10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Aktivizimi i Gjermanisë në dialog, emisari special i Scholz i shkon Vuçiqit në Presidencë

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sarrazin viziton për herë të parë Serbinë që nga emërimi në këtë post, shkruan lajmi.net.

Ai është emëruar Emisar Special për Ballkanin Perëndimor nga qeveria gjermane në muajin shkurt, ndërsa ky është takimi i parë zyrtar në Beograd me Vuçiq.

Emisari Sarrazin ka theksuar se Gjermania e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe dëshiron që të rifillojë procesi mes palëve.

Gjithashtu, vlen të theksohet se ky takim vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takuan në Gjermani në prani të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit