12.9 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Aktivistja shqiptaro-amerikane thotë se ka parë një dokument 118 faqesh që implikon ish-kryeprokurorin e Speciales: Falsifikoi dëshmitë kundër Thaçit

- Advertisement -

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokolari, ka bërë me dije se ka në dispozicion një dokument prej 118 faqesh, i cili është hartuar nga një ish-punonjës i Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Ajo ka thënë se dokumenti përmban dëshmi kundër ish-kryeprokurorit Gjykatës Speciale, Jack Smith, i cili aktualisht është duke u marrë me çështjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas Kokolarit në këtë dokument flitet se si Jack Smith ka shantazhuar familjen e Hashim Thaçit dhe ka falsifikuar dokumente kundër ish-presidentit të Kosovës, i cili është duke u ballafaquar me drejtësinë në Hagë.

Po ashtu, ajo ka thënë se një dëshmi tjetër në këtë dokument flet për ish-presidentin e Maqedonisë nga i cili është kërkuar që të dëshmojë kundër Thaçit, por ai ka refuzuar.

“Personalisht jam gjithnjë skeptike dhe këto dëshmi duhen verifikuar ose investiguar, por nder të tjera flitet dhe për gjobavitje ndaj familjes se Thaçit si dhe dëshmitë e falsifikuara ndaj tij në Hagë.  Një dëshmi tjetër flet për ish-presidentin e Maqedonisë, të cilit i kanë kërkuar para për ta hequr nga lista dhe i kanë kërkuar të dëshmoj kundër Thaçit, gjë që ai ka refuzuar”, ka shkruar Kokollari në Facebook”.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Kokolarit

Dje me ra ne dore nje dokumente/ankese prej 118 faqesh, e bere nga nje ish-punonjes i DEA drejtuar Departamentit te Drejtesise, me kopje inspektoriatit te pergjithshem te Departamentit te Shtetit dhe CIAs.

Ankesa e cila permban deshmi te detajuar te kater Shqiptareve nga Kosova, eshte kunder prokurorit special Jack Smith, dhe e akuzon ate per zhvatje dhe gjoba ndaj bisnesmeneve dhe politikaneve, ne menyre qe ti shpetoj nga sanksionet ne Amerike, pak a shume si versioni i Charles McGonigal.

Personalisht jam gjithnjë skeptike, dhe keto deshmi duhen verifikuar ose investiguar, por nder te tjera flitet dhe per gjobavitje ndaj familjes se Thacit, si dhe deshmite e fallcifikuara ndaj tij ne Hague.

Nje deshmi tjeter flet per ish-Presidentin e Maqedonise, te cilit i kane kerkuar para per ta hequr nga lista dhe i kane kerkuar te deshmoj kunder Thacit, gje qe ai ka refuzuar.

Nuk mund ta postoj dokumentin sepse nuk eshte detyra ime te bej publike emrat e deshmimtareve, por disa prej tyre, jane lakuar shpesh ne shtypin e Kosoves.

Nese keto akuza rezultojne te verteta, ky mund te jete lajm pozitiv per Thacin, por gjithashtu dhe per Trumpin, i cili eshte subjekti i vetem i luftes se Jack Smith keto kohe.

Ja dergova kete dokument sot njerit nga Kongresmeneve Republikan. Uroj te gjejne dicka me vlere qe mund te nisin nje investigim ndaj Jack Smith si per rastin e Thacit ashtu dhe per Trump.

Të ngjashme

Të fundit