16.2 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Aktivisti shqiptaro-amerikan: Trendafilova ishte gjyqtare e komunizmit në Bullgari, Specialja po e rrezikon destabilizimin e Kosovës

- Advertisement -

Aktivisti shqiptar në SHBA njëherësh ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, ka reaguar pas takimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova me ambasadorët e ndryshëm në Kosovë.

Ai ka treguar se gjyqtarja Ekaterina Trendafilova ka qenë gjyqtare në kohën e komunizmit në shtetin e Bullgarisë.

“Kryetarja e gjykatës Trendafilova, një gjyqtare në Bullgarinë komuniste, vizitoi Kosovën dhe i kushtëzoi gazetarët të merrnin pjesë në një konferencë për shtyp vetëm nëse nuk regjistronin”, tha Uk Lushi në llogarinë e tij në X.

Sipas tij ky nuk është skandali i vetëm. Skandal edhe më i madh është fakti se ajo takoi ambasadorët në Kosovë.

“Por ajo që ishte më e çmendur është fakti që ajo u takua me ambasadorë të huaj në Kosovë!! Pse një kryetar gjykate duhet të takojë ambasadorë?”, pyeti ai.

Lushi ka shtuar më tej se Dhomat Speciale po dëmtojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe po rrezikojnë destabilizimin e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit