4.4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Aktivisti shqiptaro-amerikan: Thaçi po abuzohet ligjërisht, hebrenjtë mos ta bëjnë gabimin e njëjtë si të shqiptarëve për ta dorëzuar Netanyahun në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

- Advertisement -

Ish-ushtari i UÇK-së nga Batalioni i Atlantikut, njëherësh aktivist shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth fletarrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Demokratët dhe Republikanët në SHBA reaguan njëzëri dhe kundërshtuan urdhërarrestin ndaj Netanyahut.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Mike Waltz, ka reaguar ashpër duke thënë se ICC nuk ka kredibilitet dhe këto akuza janë hedhur poshtë nga qeveria e SHBA.

“Izraeli ka mbrojtur me ligj popullin dhe kufijtë e tij nga terroristët gjenocidal. Ju mund të prisni një përgjigje të fortë ndaj paragjykimeve antisemitike të ICC dhe OKB-së në janar”, ka shkruar Waltz në llogarinë e tij në X.

Pas këtyre zhvillimeve, ka reguar edhe Uk Lushi, analist politik i cili jeton dhe vepron në SHBA.

Ai ka thënë se hebrenjtë nuk duhet ta bëjnë gabimin e njëjtë si të shqiptarëve në rastin e Thaçit për ta dorëzuar kryeministrin izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Sipas Lushit, Gjykata Speciale e Kosovës është një gjykatë kangur.

“Kosova, ashtu si Izraeli, e mbrojti veten në një luftë të drejtë. Hebrenjtë nuk duhet të bëjnë gabimin e shqiptarëve që t’ia dorëzojnë kryeministrin e Izraelit drejtësisë ndërkombëtare për krime lufte. Presidenti i Kosovës është në burg që nga viti 2020 i abuzuar ligjërisht në një gjyq shfaqjeje nga një gjykatë kangur e quajtur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka shkruar Lushi.

Lushi tutje ka thënë se shqiptarët shpëtuan 100% të hebrenjve gjatë holokaustit dhe i bëri thirrje kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, për të ftuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shqipëri pas urdhërarrestit të fundit.

Sipas tij, kryeministri Rama e di sesi Hashim Thaçi është në burg për arsye politike.

“Shqiptarët shpëtuan 100% të hebrenjve gjatë Holokaustit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e di se si kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është në gjyq në Dhomat e Specializuara të Kosovës për arsye politike. Rama duhet të bëjë një ftesë për Netanyahun që të vizitojë Shqipërinë sa më shpejt që të jetë e mundur. Mjaft nga ngatërrimi i politikës dhe drejtësisë”, ka thënë Lushi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit